Para se të thente pllakën bullgare, gazetari maqedonas u takua me presidentin e "Srpskas"

Maqedonia

Para se të thente pllakën bullgare, gazetari maqedonas u takua me presidentin e "Srpskas"

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 13:08
Milenko Nedelkovsk- Miroslav Dodik

Gazetari Milenko Nedelkovski gjatë vizitës së fundit të presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe atij të Republika Srpska Miroslav Dodik në Maqedoni ka qëndruar bashkë me ta në Manastir gjatë përkujtimit të Betejës serbo-bullgare së Kajmakçalanit të vitit 19916.

Gazetari zhurmues i pushtetit Nedelkovski vetëm disa ditë më pas theu pllakën përkujtimore të bullgarëve të vendosur në këtë pikë malore, ku më 16 shtator qëndroi delegacioni serb i udhëhequr nga Nikoliq dhe Dodik në përkujtim të kësaj beteje.

Por siç shihet nga fotografija disa portale kanë thënë se Nedelkovski paska qenë i nxitur ta bëjë këtë akt pas takimit impresionues me delegacionin serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat