Linja telefonike për këshilla mjekësore në Shkup vazhdon të punojë pa ndërprerë

Maqedonia

Linja telefonike për këshilla mjekësore në Shkup vazhdon të punojë pa ndërprerë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:00
Ilustrim

Nga 19 shtatori deri më 25 shtator, në linjën telefonike 02-15 123 për këshilla mjekësore “Alo doktor” janë paraqitur 1.420 qytetarë.

Nga 15 shtatori i vitit 2014, kur filloi të punojë linja, e deri më tani, ka pasur 115.120 thirrje. Linja është e hapur 24 orë në ditë në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve konsultime të menjëhershëm mjekësor në momentin e shfaqjes së simptomave të ndryshme të problemeve shëndetësore.

Njëzet e pesë mjekët janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat janë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat