Përgjimet në Maqedoni, BDI-ja kërkon të merren masa ndaj publikimit të tyre në rrjetet sociale

Maqedonia

Përgjimet në Maqedoni, BDI-ja kërkon të merren masa ndaj publikimit të tyre në rrjetet sociale

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 10:52
Ilustrim

Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), janë publikuar në rrjetet sociale.

Në këto inçizime dëgjohen bisedat e kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, pastaj të ish-zv. kryeministrit Musa Xhaferri, deputetes Ermira Mehmeti, etj.

Sipas gazetës Dnevnik, BDI-ja thotë se kjo është edhe një dëshmi se i tërë procesi është komprometuar dhe i bëjnë thirrje PSP-së, Prokurorisë publike, MPB-së dhe Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, që të marrin masat e duhura për të kryer punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat