Sokoli do ta zbulojë të vërtetën: Kumanovën e inskenuan politikanë të lartë!

Maqedonia

Sokoli do ta zbulojë të vërtetën: Kumanovën e inskenuan politikanë të lartë!

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 23:21
Sokoli

Edhe pse argumentet e tyre nuk përfillen nga gjykata maqedonase, të arrestuarit e Grupit të Kumanovës kanë vendosur të shpalosin të vërtetën, shkruan Fokus.mk. Familjarë të tyre kanë thënë se pjesëtarët e arrestuar të Grupit të Kumanovës kanë vendosur të tregojnë për lojën që ka bërë DSK në Kumanovë, por edhe për involvimin e përfaqësuesëve të lartë politikë nga Maqedonia në këtë rast.

Për këtë arsye seancat e ardhshme gjyqësore kundër grupit të Kumanovës pritet të jenë shumë më interesante se deri tani. Njëri prej të arrestuarëve, Sulejman Osmani pasi u arratis në Malinë, në një bisedë të realizuar me Xhezair Shaqirin ka thënë se Grupi i Kumanovës është tradhtuar duke marrë premtime të rrejshme se nëse ndërprejnë luftimet do të pranohen nga ekipe të OSBE-së. Ai ka akuzuar se këtë mashtrim e ka bërë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe dora e tij e majtë, Artan Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat