Në Pehçevë organizohet garë traktoristësh

Maqedonia

Në Pehçevë organizohet garë traktoristësh

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 11:09
Ilustrim/traktor

Pehçeva organizon garën e 57-të me radhë të traktoristëve më të mirë të Maqedonisë. Aktiviteti mbahet më 1 tetor, ndërkaq organizohet nga Lidhja për kulturë teknike në ekonomi dhe Teknika popullore.

Bujqit traktoristë më të mirë të Maqedonisë do të garojnë me njëri tjetrin në një parcel në afërsi të lokalitetit Shën Petka. Aktiviteti do të fillojë në ora 9 e 30, me një defilim të pjesëmarrësve, ku do të marrin pjesë traktoristë nga gjashtë gara rajonale.

Më të mirët e aktivitetit do të trajnojnë tërë vitin dhe dy më të mirët do ta përfaqësojnë Maqedoninë në garën botërore të bujqive – traktoristë në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat