MTL: LSDM premton projekte të cilat janë në realizim e sipër

Maqedonia

MTL: LSDM premton projekte të cilat janë në realizim e sipër

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 23:14
Ilustrim

Ministria për transport dhe lidhje ka reaguar sot ndaj akuzave të LSDM se qeveria e ka neglizhuar rajonin e Dellçevës, dhe ndaj premtimit të tyre për projekte në këtë pjesë të vendit duke theksuar me këtë rast se “po mbetet praktikë që LSDM të paralajmërojë projekte të cilat tashmë Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM është duke i realizuar”.

“Vetëm për momentin e dhënë në Maqedoninë Lindore janë duke u ndërtuar mbi 120 kilometra infrastrukturë rrugore ose ka investim prej mbi 200 milionë euro”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

Prej atje kanë paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë me ndërtim rrugët ekspresë: Shtip – Koçanë, Shtip – Radovish, Rankovcë – Kriva Pallankë, si dhe rrugët rajonale Probishtip – Ponikvë, Kriva Pallankë – Kamenica maqedonase dhe Kriva Pallankë – Deve Bair, ose gjithsej një investim prej mbi 240 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat