Në radiot e Maqedonisë, nuk ka më muzikë maqedonase dhe serbe

Maqedonia

Në radiot e Maqedonisë, nuk ka më muzikë maqedonase dhe serbe

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 19:05
Ilustrim

Në radiostacionet e Maqedonisë, prej sot nuk ka muzikë maqedonase, por as serbe.

Ndalesa për emetimin e muzikës serbe ka filluar nga mesnata e mbrëmshme, ndërkaq përpara dhjet ditëve është ndaluar edhe emetimi i muzikës maqedonase.

Përjashtim të ndalesës, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Muzikore Autoriale dhe të Organizatës së Autorëve Muzikor Serb, njoftojnë se do të jenë mediat private, të cilat do të emitojnë emisione muzike nga Serbia, për të cilat televizionet e Maqedonisë do t’i blejnë të drejtat autoriale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat