Davidoviq: Gjykata Penale në “luftë” me Specialen

Maqedonia

Davidoviq: Gjykata Penale në “luftë” me Specialen

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 23:49
Zvonko Davidoviq

Kryetari i Gjykatës penale, Vladimir Pançevski është në luftë të hapur me Prokurorinë Speciale, thotë avokati Zvonko Davidoviq. Kthimi i provave për deklasifikim dhe refuzimi i propozimeve të Speciales për arrest, sipas tij konfirmon nevojën për repart Special gjyqësor i cili do të vepronte me lëndët e Katica Janevës.

“Nuk është Gjykata penale në luftë me Prokurorinë Speciale por kryetari i gjykatës. Ai del me njoftime dhe demante që janë shumë qesharake. Njoftimi i fundit ishte se Specialja për herë të tretë kërkon përjashtimin e një gjykatësi që asnjëherë nuk ka ndodhur, është budallallëk që nuk mund tua shpjegoj”, tha avokati Zvonko Davidoviq. 

Për Davidoviq është e pakuptimtë se si Gjykata për ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë Goran Grujevski tre herë merr tre vendime të ndryshme për tre kërkesat e Prokurorisë Speciale për arrest.

“Kjo është hera e tretë të merr vendim të ndryshëm për rastin e njëjtë dhe personin e njëjtë. Herën e parë përcaktoi paraburgimin, i cili u ndërrua me arrest. Vijoi falja dhe pas kësaj dy herë refuzon kërkesat e Speciales për paraburgim”, theksoi Davidoviq.

Gjykata penale përmes njoftimeve disa herë theksoi se Prokuroria Speciale punon në mënyrë joprofesionale. Madje një ditë më parë Gjykata akuzoi ekipin e Janevës se ka bërë precedencë duke kërkuar për herë të tretë të përjashtohet një gjykatës nga gjykata e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat