Ndërsa sot pasdite, PSP kërkoi marrjen e kompetencave të gjykatëses me procedurë paraprake që duhet të vendos për masat e kujdesit për të dyshuarit në “Trezori”.

Prokurori i PSP-së, Artan Ajro kompetent për rastin “Trezori”, tha se përgjigje ndaj asaj pse kanë kërkuar marrjen e kompetencës për gjykatësen do të tregoj prokuroria.

Avokati i të dyshuarve, Nikolla Dodovski tha se nuk din dhe se nuk është kompetent që të përgjigjet pse PSP kërkon marrjen e kompetencave për gjykatësen.

Ndryshe, sot gazetarët prej paradite pritnin para gjykatës, por askush nuk i ka vërejtur të dyshuarit as duke hyrë, e as duke dalë nga Gjykata Penale. Në pyetjen deri te avokati Dodovski nëse klientët e tij kanë qenë në gjykatë ai tha: Kuptohet.