Ligji për dëshmitarët e mbrojtur, reagojnë ambasadat

Maqedonia

Ligji për dëshmitarët e mbrojtur, reagojnë ambasadat

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 21:50
Ambasada amerikane

Pas rrëzimit të kërkesave të Prokurorisë Speciale Publike për zgjatjen e afatit dhe ligjin e dëshmitarëve të mbrojtur reagojnë edhe ambasadat. Ambasada amerikane i konsideron si të arsyeshme kërkesat e Prokurorisë Speciale për ndryshimin e Ligjit për dëshmitarë të mbrojtur dhe për vazhdimin e afatit të hetimeve.

“I inkurajojmë të gjitha partitë që t’u përmbahen obligimeve që i kanë marrë përsipër me marrëveshjet e Përzhinës dhe atë të 20 korrikut për të siguruar zgjedhje të besueshme dhe punë të papenguar të Prokurorisë Speciale Publike dhe të vëzhguesve të pavarur të mediave”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Shkup.

Ndërkohë në mbështetje për punën e Prokurorisë Speciale dhe kërkesat e tyre për ndryshime ligjore që do të kontribuojnë në avancimin e angazhimit të tyre doli edhe ambasada e Holandës.

“Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshimet për keqpërdorim qeveritar janë thelbësore që Maqedonia të mund të dal nga kriza e vazhdueshme. Besojmë se janë të arsyeshme kërkesat e Prokurorisë Speciale për mbështetjen e hetimit rrënjësor, të pavarur të fakteve”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat