Zaev: Gruevski do zgjedhje vitin e ardhshëm, unë s'ulem më në bisedime

Maqedonia

Zaev: Gruevski do zgjedhje vitin e ardhshëm, unë s'ulem më në bisedime

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 11:04
Zoran Zaev

“Nuk dua as të mendoj se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ose ndonjë pjesë të ligjit, sepse çdo njeri normal e di se kjo do të shkaktojë që populli ta zbrazë zemërimin prapë nëpër rrugë”, tha lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për radion Kanal 77.

Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të guxojë të ndërmarrë një hap të tillë, atë duhet ta bëjë para se Kuvendi të shpërndahet.

“Njëherë kur Kuvendi do të shpërndahet, nuk mund të kthehet prapa”, thotë Zaev.

Në pyetjen, që nëse Gjykata Kushtetuese megjithatë merr vendim për shfuqizimin e PSP-së pas shpërndarjes së Kuvendit, Zaev është i prerë se më nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve.

“Një punë duhet ta dinë, unë të ulem përsëri në tavolinë të gjelbër, të bisedoj për zgjedhjet? - kjo nuk do të ndodhë. Le ta ndërrojë LSDM liderin e saj nëse duhet, por unë nuk ulem. Kam pasur durim deri në qiell, i tregova të gjitha nervat në këtë rast”, shtoi Zaev.

Në lidhje me spekulimet se është e mundshme që më 11 dhjetor të mos ketë zgjedhje, lider i LSDM-së, thotë se ai ka frikë se lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ik nga zgjedhjet dhe se ai do që ato të jenë bashkë me ato lokale, vitin e ardhshëm.

“Kush mbajti kongres me program për zgjedhje? Kush mbajti edhe një kongres? Le të bëjnë edhe një hap. Le të tregojnë se me të vërtetë duan zgjedhje. Sipas të gjitha informacioneve që i kam, unë me të vërtetë frikësohem se Gruevski po u ik zgjedhjeve. Ai do që të ketë zgjedhje parlamentare bashkë me lokale”, tha lideri i opozitës maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat