Marsh proteste i LSDM-së më 11 Tetor

Maqedonia

Marsh proteste i LSDM-së më 11 Tetor

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 11:17
Ilustrim

Partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, në ditën e festës shtetërore të 11 Tetorit, do të organizojë marsh protestues në Shkup.

Në Ditën e Kryengritjes së Popullit të Maqedonisë, kjo parti në mënyrë simbolike do të tregojë se lufta vazhdon, nuk është e kryer, ndërkaq siç thonë ata, vetëm se sot me këtë pushtet kriminel, njofton Portalb.

Protesta do të jetë me koncept qytetar dhe mbarëpopullor, ndërkaq fjalim do të mbajnë edhe aktivistë të njohur qytetarë dhe personalitete të cilët, siç thonë nga LSDM, e kanë ndjerë padrejtësinë e “gruevizmit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat