Sela komenton letrën e Bilall Kasamit dhe Fadil Zendelit

Maqedonia

Sela komenton letrën e Bilall Kasamit dhe Fadil Zendelit

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 00:33
Ziadin Sela

Lideri i Lëvizjes për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare (LR-PDSH), Ziadin Sela hë për hë nuk komenton letrën e hapur të drejtuar nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe atij të RDK-së, Fadil Zendeli për takim mes tyre, njofton Flaka.

Në pyetjen e redaksisë, për të komentuar ftesën publike të Bilallit dhe Zendelit, Sela u përgjigj se: “Letra është publike, do të shqyrtohet dhe pastaj do të dilet me prononcim zyrtar”.

Sot, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe atij të RDK-së (pa vulë), Fadil Zendeli, drejtuan letër publike ndaj liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe atij të Unitetit, Gëzim Ostreni për takim mes tyre.

“Ju shkruajmë me dëshirën dhe vullnetin e mirë për një takim të përbashkët të partive të reja opozitare shqiptare në Maqedoni. Duke konstatuar se komisionet e formuara nga dy partitë tona nuk mund ta shtyjnë më tej këtë dialog, Ju ftojmë që të mërkurën (më 12.10.2016) në orën 12.00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup të takohemi bashkërisht për t’i diskutuar mundësitë e këtij bashkëpunimi”, thuhet në letër.

“Pasi që tashmë kemi arritur një koalicion ndërmjet BESËS dhe RDK-së, por nuk e kemi solemnizuar duke pritur zgjerimin e tij, po e marrim ne iniciativën (gjithnjë duhet të gjendet dikush që e bën hapin e parë), vijon letra, që ta organizojmë këtë takim të përbashkët me pjesëmarrje të kryetarëve të partive përkatëse, për të dhënë fillimisht frymën e bashkëpunimit, që pastaj do të rezultojë me komunikimin dhe dialogun e grupeve të punës, që ato të mund ta vazhdojnë procesin e bashkërendimit të aktiviteteve për arritjen e këtij synim.
bilall-kasami

 
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat