Muhamed Zekiri, funksionar i LSDM-së në llogarinë e tij në Facebook kërkoi që VMRO-DPMNE-ja të propozoje ndryshimet kushtetuese për ndalimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
“Pasi që dy gjuhësia është aktuale dhe patriotet të regjimit gojën nuk janë duke e mbyllur dhe po vazhdojnë që ta shprehin mllefin dhe urrejtjen e tyre të pakontrolluar, dua vetëm që t`i përkujtoj se me votat e partisë së tyre amë, VMRO-DPMNE-së u votuan ndryshimet kushtetuese me të cilën është rregulluar ajo çështje.
Dhe pasi që tani kjo gjë aq shumë po i pengon, i rekomandoj kuririt, republikës dhe të ngjashëm që të transmetojnë se po i thërras shefat e tyre nga VMRO-DPMNE-ja që të propozojnë ndryshime kushtetuese dhe le ta ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. I kanë numrat e nevojshme për këtë gjë bashkërisht me partnerin e koalicionit BDI-në”, shkroi funksionari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në llogarinë e tij në Facebook.