Shtyhet shpërbërja e Kuvendit të Maqedonisë, seanca për Buxhetin më 17 tetor

Maqedonia

Shtyhet shpërbërja e Kuvendit të Maqedonisë, seanca për Buxhetin më 17 tetor

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:19
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski e caktoi për më 17 tetor fillimin e seancës së 125-të në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozim-buxhetin për vitin 2017.

Qeveria e dorëzoi në Kuvend Propozim-buxhetin dhe u kthye në shqyrtim pas përfundimit të debatit të amandamenteve në Kuvend.

Debati për Propozim-buxhetin në seancë plenare mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.

Sipas marrëveshjes së partive të Maqedonisë, Kuvendi duhej të shpërbëhet sot, 60 ditë para datës së kontraktuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat