Edhe një spital privat në Maqedoni, këtë herë në Gostivar

Maqedonia

Edhe një spital privat në Maqedoni, këtë herë në Gostivar

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 15:17
Ilustrim

Sot kanë filluar punimet për hapjen e një spitali privat në Gostivar. Ky spital do të jetë i pari spital privat në këtë qytet.

Investuesi për këtë spital, drejtor gjeneral i Shoqatës Aksionare “Pellagonija”, Aleksandar Smillkovski, për këtë investim tha “Në ditën e sotme, Pellagonija fillon zyrtarisht me një investim të madh në Komunën e Gostivarit. Punohet për objekt shëndetësor që do të ofron shtatë nivele shërbimesh mjekësore. Hapësira është rreth 5.200 metra katrorë, do të ketë ordinanca specialistike, laboratori, do të ketë parking privat dhe do të zbatohen pajisje të teknologjisë së fundit të mjekësisë. Objekti nderohet sipas gjitha parametrave bashkëkohore dhe me efikasitet energjetik. Nga ky objekt pritet që në nivel lokal të kemi shumë punësime”, deklaroi Aleksandër Smillkovski, drejtor gjeneral i Shoqatës Aksionare “Pellagonija”, nga Gostivari.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, për këtë përurim tha ”“Në qytetin e Gostivarit janë bërë shumë investime, kurse ky investim është i veçantë për shkak se për herë të parë në Gostivar dhe regjionin më të gjerë ndërtohet një objekt privat shëndetësor. Pronari na njoftoi se investimi do të jetë mbi 4 milion euro dhe besoj që ky investim do tu shërbejë qytetarëve të Gostivarit dhe regjionit, të cilët nuk do të kenë më nevojë që për disa shërbime specifike shëndetësore të shkojnë deri në Shkup. Përmes këtij investimi, shumë qytetarë do të angazhohen në punë. Ne si komunë, unë si kryetar, administrata dhe bashkëpunëtorët e mi, jemi në shërbim të investitorëve qofshin të huaj apo vendas. Investimet e tilla shkojnë në dobi të qytetarëve të Gostivarit dhe regjionit të Pollogut”, tha mes tjerash Nevzat Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat