Shilegov: Muzeu i luftës maqedonase pa datat dhe personalitetet kyçe

Maqedonia

Shilegov: Muzeu i luftës maqedonase pa datat dhe personalitetet kyçe

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:06
Petre Shilegov

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov akuzon se në Muzeun e luftës maqedonase për luftë për shtetësi dhe pavarësi nuk janë datat dhe personalitetet kyçe nga lufta maqedonase për shtetësi dhe pavarësi.

“As që përmendet 11 Tetori, të cilin dje e festuam si ditë të kryengritjes popullore dhe luftë kundër fashizmit. Nuk janë luftëtarët nga viti 1941, aradhat e para partizane, betejat kyçe në LNÇ, ku partizanët dhe partizanet luftuan për shtetin e Maqedonisë”, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp para ndërtesës së Muzeut.

Sipas tij, Muzeu është partiak, e në të, pohon “antifashistët janë prezantuar si gjakatarë, ndërsa fashistët dhe bashkëpunotërot e tyre si viktima të komunizmit. Vanço Mihajllov, shtoi Shilegov është paraqitur si hero, ndërsa mohohen heronjtë e vërtetë të LNÇ-së”

Pas zgjedhjeve më 11 dhjetor, theksoi Shilegov, do ta “çlirojnë muzeun partiak nga heronjtë e rrejshëm dhe nga historia e rrejshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat