Llojan, komuna premton sërishtë për minierën

Maqedonia

Llojan, komuna premton sërishtë për minierën

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:23
Llojani

Komuna e Likovës sërish me pretime për riaktivizimin e minierës së Llojanit. Pas kronikës së një ditë me parë në Alsat për lënien në harresë të premtimit të zyrtarëve të BDI-së në vitin 2014 për rivënien në funksion të kësaj miniere, kreu i komunës, Sadulla Duraku thotë pas dështimit të kompanisë së premtuar kanadeze, tani është paraqitur një tjetër kompani e interesuar nga Turqia.

Madje, Duraku thotë se investitori tashmë ka paguar detyrimet ndaj komunës dhe pushtetit qendror.

“Koncesioneri që u përmend është tërhequr dhe ministria e ekonomisë, kryesisht qeveria e Republikës së Maqedonisë ia kanë dhënë kompanisë turke “Ajma Medelxhillnik” me koncesion minierën e Llojanit, ku kjo kompani ka paguar për koncesion 241.636 euro, ku 78% kanë hyrë në buxhetin e komunës gjegjësisht 188.476 euro, dhe 53.160 në pushtetin qendror”, u shpreh Sadulla Duraku – Kryetar i Komunës së Likovës.

Riaktivizimi i minierës së LLojanit ishte premtuar nga zyrtarët e BDI-së gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2014.

Ata madje siguruan banorët për hapjen e 300 vendeve të punës.

“Investitori i cili në ardhmen do të eksploatojë do të hapë diku prej 200 deri në 300 vende të reja pune, ndërsa investimi fillestar I cili është paraparë në dokumentacionin për tenderim duhet të jet diku seri në 15 milion euro”, tha Valon Saracini, Ish Ministër i Ekonomisë.

“Ne realisht mendojmë se tash investitorët të cilët janë paraqitur janë shumë serioz, janë investitorë Kanadez dhe besoj që së shpejti do të fillojnë edhe punën”, tha Rexhail Ismaili Deputet i BDI.

Por pavarësisht premtimeve të tilla, banorët kanë humbur besimin duke u ndjerë të mashtruar nga partitë të cilët zotime të tilla bëjnë vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Miniera e Llojanit ka funksionuar nga viti 1923 deri në vitin 1979 dhe është e pasur me minerale të arsenit, kromit dhe antimon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat