Kriza politike para zgjedhjeve në Maqedoni

Maqedonia

Kriza politike para zgjedhjeve në Maqedoni

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 19:21
Ilustrim

Mosvotimi për zgjatjen e afatit të punës së PSP dhe për dëshmitarët e mbrojtur, sipas analistëve në Click Plus, do të jetë vërejtja më e madhe e komisionarit Johannes Hahn. Për këtë BDI dhe PDSH dhanë justifikimet e tyre. Nënkryetari I BDI-së Nevzad Bejta fajin më të madh ja hedh OBRM-PDUKM-së për mosvotimin e këtyre ligjeve.

“U thye marrëveshja, por marrëveshjen nuk edhe theu BDI, por nga partia më e madhe e cila e nuk e votoi ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Për tu miratuar ligji duhet të votojnë të gjithë partitë politike LSDM, BDI, OBRM dhe PDSH”, u shpreh Nevzad Bejta.

Ndërsa deputeti I PDSH-së Orhan Ibrahimi tha se partia e tij nuk ka votuar ligjet e PPS-së sepse askush nuk është konsultuar me subjektin e tij për të propozuar diçka.

“Sepse PDSH nuk ka votuar as një ligj të propozuar nga OBRM dhe LSDM, pa konsulta dhe pa marrëveshje në tryezë-me subjektin tim”, tha Orhan Ibrahimi, nga PDSH.

Analisti Ismet Ramadani kritikoi edhe BDI-në edhe PDSH-në pasi sipas tij, dy partitë shqiptare në parlament PSP e përkrahin vetëm në mënyrë deklarative dhe jo me vepra.

“Ju duhej ti kishit dhënë 20 vota për ato 2 ligje, PDSH-7 vota. Le të mos kaloj propozimi, por ju do ta linit përshtypjen para opinionit shqiptar se ju me të vërtet e përkrahni punën e PSP dhe para faktorit ndërkombëtar”, tha Ismet Ramadani, analist.

Sipas analistit Albert Musliu Qëndrimi i Han, do të varet nga ajo se çka do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

“Fjalën e tij të fundit do ta thotë para asaj që do të ndodhë të hënën, tash të hënën , kur pritet votimi I buxhetit. Qëndrimi I Han tash a do të përforcohet me përfaqësues të ambasadës amerikane”, tha Albert Musliu, analist.

Analistët kritikuan dy partitë shqiptare edhe për atë se asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin kundër kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Greuvskit, por këtë e mohoi deputeti Ibrahimi i cili tha se, partia e tij vazhdimisht ka qenë e censuruar nga mediat.

Ibrahimi: “Ky televizion 21, shyqyr Zotit u hap dhe ra ajo at perdja e hekurt dhe i detyroi edhe mediat tjera të hapen gradualisht.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat