Hahn – Gruevski: Janë krijuar kushtet për zgjedhje parlamentare më 11 dhjetor

Maqedonia

Hahn – Gruevski: Janë krijuar kushtet për zgjedhje parlamentare më 11 dhjetor

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:04
Foto nga takimi

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka përfunduar takimin edhe me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Sipas njoftimit të kësaj partie, në takim është folur për shumë sfera, përfshirë edhe aktivitetet e tanishme politike.

Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për temën e zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit. Sipas këtij njoftimi, Hahn dhe Gruevski janë pajtuar se janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Që të dy kanë folur edhe për sfidat e krizës së refugjatëve, ku Maqedonia ka dhënë kontribut të madh në menaxhimin e krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat