Partitë politike të vendosura për zgjedhje në dhjetor

Maqedonia

Partitë politike të vendosura për zgjedhje në dhjetor

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 00:32
Ilustrim

Katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes politike deklarativisht shprehen të gatshme për zgjedhje. Nga VMRO-DPMNE thonë se kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, ka njoftuar komisarin Hahn se procesi zgjedhorë nuk varët vetëm nga partia në pushtet.

“Gruevski potencoi se zgjedhjet janë mundësia e vetme për dalje nga kriza, ndërkaq për të qenë procesi i besueshëm dhe për të ndërtuar besueshmëri, nevojitet angazhim i të gjitha subjekteve politike”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja opozitare thonë se lideri i saj ka njoftuar nga afër komisarin Hahn në lidhje me nevojat për zgjedhje të lira dhe demokratike, pikat e pa përmbushura nga Marrëveshja politike dhe rëndësinë e rekomandimeve nga raporti i Pribesë.

“Në takim është theksuar nevoja e përmbushjes së gjitha kushteve nga marrëveshja politike, si kusht për organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve parlamentare të parapara me marrëveshjen politike, mundësimin e funksionimit të drejtësisë, si dhe nevojën për reformat kruciale në Maqedoni”, thonë nga LSDM-ja.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti thekson se zgjedhjet duhet realizuar në parim me Marrëveshjen politike. Ndërsa Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se partia e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet e parapara.

“Të gjitha palët të angazhohen që më 11 dhjetor të mbahen zgjedhje të besueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët. Gjithashtu Hahn shprehu gatishmërinë që BE-ja do të kontribuojë dhe ndihmojë dhe inkurajojë forcat politike që të zbatojnë marrëveshjet e arritura”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

“Fakti që kemi një qasje konstruktive nuk dot thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Për ne si PDSH, deri në momentin kur shpallet rezultati përfundimtarë, jo rezultati zyrtarë por ai përfundimtarë, VMRO dhe BDI nëse bëjnë një shkelje të vogël, përsëritje të shkeljeve, këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme dhe do t’i bojkotojmë”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Komisioneri Hahn sipas drejtuesve të parive ua ka bërë atyre të qartë nevojën e angazhimit për zgjedhje të lira dhe demokratike si mundësi e vetme për dalje nga kriza e gjatë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat