LAMM: Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa

Maqedonia

LAMM: Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:07
Ilustrim

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Veçanërisht duhet pasur kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat