Gruevski sulmon opozitën, PSP-në dhe mediat

Maqedonia

Gruevski sulmon opozitën, PSP-në dhe mediat

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:54
Nikolla Gruevski

Në manifestimin e madh të OBRM-PDUKM-së foli kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, i cili i ka sulmuar opozitën, PSP-në dhe mediat.

Sipas tij, LSDM-ja është lakmitare për pushtet dhe forcë përmes një ekipi pa ide që e sheh vetëm interesin personal, duke i quajtur ”grumbull shkatërruesish dhe mashtruesish” të cilët ”sot flasin një gjë, nesër bëjnë tjetër gjë”.

Gruevski tha se LSDM-ja nuk ofron ndonjë zgjidhje dhe se pas humbjeve dhjetëvjeçare, kjo parti nuk shkon përpara, por prapa.

Në lidhje me mediat, Gruevski e quajti mizerje kryesuese e Radio-Televizionit të Maqedonisë, Santa Argirovska, ndërkaq sipas tij, PSP-ja u formua me qëllim të mirë, por ”ata njerëz, dukshëm janë mbështetës të LSDM-së” dhe ”instrument kryesor i Zaevit për ardhje në pushtet”.

Gruevski në fund u shpreh se partia e tij do të fitojë në zgjedhje, por i duhen 63 deputetë që ”do të thotë një porosi e fuqishme për një Maqedoni stabile dhe të sigurtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat