Grubi: Shqiptarëve në Mal të Zi ju ndodhi ajo që na ndodhi edhe neve në vitin 2011

Maqedonia

Grubi: Shqiptarëve në Mal të Zi ju ndodhi ajo që na ndodhi edhe neve në vitin 2011

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:30
Artan Grubi

Deputeti Artan Grubi komenton situatën e fundit politike të shqiptarëve në Mal të Zi, ku si pasojë e përçarjes së votës së shqiptarëve, në Mal të Zi u humbën deputet, ndërsa në vitin 2011 shqiptarët e Maqedonisë humbën 4 deputet.

“Shqiptarëve në Mal të Zi ju ndodhi ajo që na ndodhi edhe neve në vitin 2011 kur humbëm 4 mandate në Kuvend si pasojë e përçarjes së votës së komunitetit tonë.

Nga 29 deputet sa ishim në 2008, mbetëm vetëm 25, ndërsa në 2014, pas shuarjes së disa partive të vogla, arritëm të rikthejmë 2 mandate duke u zgjedhur 27 deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Sa më shumë parti, aq më pak deputet shqiptar do të ketë në Kuvend.”, shkroi deputeti Artan Grubi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat