Karakamisheva: Zgjedhjet janë mekanizmi i vetëm për dalje nga kriza politike

Maqedonia

Karakamisheva: Zgjedhjet janë mekanizmi i vetëm për dalje nga kriza politike

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:11
Tanja Karakamisheva

Fjalimi i djeshëm i liderit të VMRO-DPMNE-së paraqet një sublimat i tezave kyçe dhe porosive që kjo parti në vazhdimësi dhe në mënyrë konsistente në forma të ndryshme dhe mënyra të ndryshme ia dërgoi qytetarëve gjatë dy viteve të fundit nga kriza politike në vend, theksoi profesoresha Tanja Karakamisheva.

Ajo analizoi se fjalimi është vendosur në tre punkte kryesore të cilat janë esencë e secilit sundim demokratik dhe rendi demokratik.

“Punkti i parë është se vetëm zgjedhjet janë mënyra më e pranueshme dhe e vetme dhe mekanizmi për dalje nga kriza. Askush përveç qytetarëve nuk ka legjitimitet e të drejt që të vendos për atë se kush do të sundoje në vendin, dhe se si do të drejtoje me vendin. Qytetari është shtylla e secilit sundim demokratik e secilit sistem demokratik.

Prej atje, askush nuk guxon, e as që do të mundet ta injoroje të drejtën demokratike të secilit qytetar për zgjedhje. Askush tjetër, përveç qytetarit nuk mund që të vendos një rend që nuk është me masën e popullit. Asnjë masë tjetër nuk është legjitime. As masa e ndonjë faktori të jashtëm, e as masa e opozitës e shprehur përmes disa politikave të papjekura dhe hapave mjerues nuk guxon që të ringritet mbi të drejtën e padiskutuar që qytetarët të vendosin për të ardhmen e shtetit të tyre. Ky moment me të drejt ishte dominues në fjalimin e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe duket si bazë rreth asaj ku lidhen dy punktet tjera.”, deklaroi Karakamisheva.

Sipas profesoreshës, opozita po dëshiron që të imponoje lojtar të ri në shtet duke injoruar vullnetin e qytetarit maqedonas dhe se ai raport vazal i opozitës ndaj tjetrit, e jo ndaj popullit të vet do t`i kushtoje shumë LSDM-së në afat të shkurtër dhe të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat