Gruevski tani edhe në shpinën e një personi në formë tatuazhi!

Maqedonia

Gruevski tani edhe në shpinën e një personi në formë tatuazhi!

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:29
Mirç Rizov

Përderisa shumica njerëzve që bëjnë tatuazhe si trëndafila, akrepa, emrat e fëmijëve dhe të dashurve, 48 vjeçari Mirç Rizov tatuazhet e tij i ka bërë në nder të, siç thotë ai, idhullit më të madh në jetë, kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

‘Nikolla është mbreti im, dhe për këtë arsye nuk më vjen keq pse e kam tatuar fotografinë e tij! Jam besnik deri në varr, partisë, kështu shkruan nën fotografinë e tij të publikuar…Kur të vdes, do të marr me vete në varr edhe Nikollën, dhe e di se edhe dhjetë vjet pas vdekjes. Ai shtoi se nuk kishte marrë ndihmë konkrete nga Gruevski apo partia e tij, por ai nuk e ka ndërmend të kërkojë kurrë. Tatuat janë bërë nga dashuria e pastër dhe besimit, dhe jo që të shpërblehet për to.

Në pyetjen se çfarë planifikon të bëjë me tatuazhet, nëse do t’i heqë, nëse Gruevski largohet nga partia ose do të akuzohet për krim dhe nëse do të përfundojë në burg, Rizzov është kategorik:

‘Kurrë, absolutisht asnjëherë nuk do t’i heq tatuazhet me mbretin tim! Çfarëdo që të ndodhë, ai mbetet pjjesë e imja! Edhe në varr do ta mbajë imazhin e tij’, – tha ai për Fokus, personi nga Negotina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat