Jolevski në mbledhje të ministrave të mbrojtjes në Romë

Maqedonia

Jolevski në mbledhje të ministrave të mbrojtjes në Romë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:03
Zoran Jolevski

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i udhëhequr nga ministri Zoran Jolevski, sot do të jenë pjesëmarrës në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të procesit të bashkëpunimit mes vendeve të Evropës Juglindore (SEDM), në Itali.

Ministri Jolevski, siç është paralajmëruar do të paraqitet në sesionin kryesor të mbledhjes, ku do të marrin pjesë 20 përfaqësues, ndër të cilat nga Italia, Turqia, Romania, Shqipëria, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi.

Procesi SEDM për herë të parë është inicuar në vitin 1996, me qëllim tërheqjen e luftës së bashkëpunimit politik të rajonit dhe përmirësimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat