PEPR: PSP menjëherë të publikojë faktet kundër Gruevskit

Maqedonia

PEPR: PSP menjëherë të publikojë faktet kundër Gruevskit

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:10
Nikola Gruevski

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve të Maqedonisë i është drejtuar Prokurorisë Speciale Publike me një letër zyrtare ku i kërkohet zbardhje e të gjithë fakteve kundër ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

”Është e turpshme që njëri ndër nënshkruesit e themelimit të Prokurorisë Speciale Publike është pikërisht ai me të bëra kriminale flet për fakte. Faktet për të janë në ”bombat” e opozitës dhe për këtë zotëri normal që PSP duhet ta thirr në pyetje. Ne reagojmë ndaj fjalimit të Gruevskit në tubimin partiak ku ai merrej me Zoran Zaevin dhe PSP-në dhe kërkojmë nga PSP të merret më shumë me të, duke publikuar fakte kundër tij.” shkruajnë nga PEPR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat