Punësime të shumta në prag të zgjedhjeve

Maqedonia

Punësime të shumta në prag të zgjedhjeve

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 20:42
Ilustrim

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratë konfirmoi se ka një numër të madh të konkurseve për punësime në sektorin publik. Pritet të plotësohen vendet e punës që janë liruar për shkak të pensionimit ose ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Konkurset shpallen tani, siç thonë nga Ministria për shkak të zgjedhjeve të këtij viti dhe ato lokale vitin e ardhshëm, termini i parë për punësimin e ardhshëm mund të jetë mesi i vitit 2017.

“Prandaj Institucionet nuk kishin dhe nuk do të kenë mundësi ligjore për shpalljen e konkurseve të reja deri në mesin e vitit të ardhshëm”, njoftojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike.

Përveç në administratën shtetërore dhe ndërmarrjet publike, punësime ka edhe në një pjesë të komunave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat