DAP-i në Maqedoni trajnon qytetarët për taksimin e qiradhënies

Maqedonia

DAP-i në Maqedoni trajnon qytetarët për taksimin e qiradhënies

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:23
Ilustrim

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) do të fillojë me realizimin e programit edukativ për qytetarët, me temë: ”Paraqitja dhe taksimi i të ardhurave të realizuara nga dhënia me qira e pronave të tundshme dhe të patundshme”.

Programi do të fillojë të zbatohet më 25 tetor të këtij viti, ndërkaq do të zgjatë një muaj, ku janë parashikuar 46 takime puneme qytetarët e 36 komunave të Maqedonisë.

Takimet e para të punës do të realizohen në Kumanovë, Gradsko dhe Bogdanci. DAP-i i thërret të gjithë të interesuarit që të paraqiten për ta ndjekur trajnimin, më së voni dy ditë para trajnimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat