Berlini i ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Maqedoni

Maqedonia

Berlini i ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Maqedoni

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:45
Pamje nga takimi

Zëvendësministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki e filloi vizitën e punës në Gjermani gjatë të cilës sot dhe nesër do të realizojë takime pune me shumë përfaqësues të institucioneve gjermane.

Poposki sot u takuar me kryetarin e grupit parlamentar për Evropën Juglindore Stefan Albani, i cili e përshëndeti zhvillimin e gjendjeve politike në Maqedopni dhe mbajtjen e pashmangshme të zgjedhjeve të parakoshme më 11 dhjetor. Poposki poashtu u takuar edhe me anëtarë të tjerë të Bondestagut gjerman, Hainze Zele, Vadefull dhe Nikolla Juratoviq.

Poposki nesër në Berlin me ftesë të shefit të diplomacisë gjermane Frank Valter Schtainmaer do të marrë pjesë në takimin ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat