Komisioni Rregullator i energjetikës me tre kryetarë

Maqedonia

Komisioni Rregullator i energjetikës me tre kryetarë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:41
Dejan Boshkovski

"Gazeta zyrtare" publikoi vendim me të cilin Dejan Boshkovski dhe Enver Elmazi emërohen kryetarë të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ky vendim është dorëzuar nga Kuvendi edhe nuk është shkarkuar kryetari aktual Dimitar Petrov.

Me këtë vendim, tani Komisioni rregullator i energjetikës ka tre kryetarë. Alsat - M, mëson jozyrtarisht se Dimitar Petrov ka reaguar në Gazetën Zyrtare, por arsyetimi i tyre ka qenë se vendimi nuk mund të ndryshohet për aq kohë sa është dorëzuar nga Kuvendi.

Situata komplikohet nga fakti se Kuvendi tani është shpërndarë dhe nuk ka kush ta ndryshojë vendimin e paraqitur në "Gazetën zyrtare" dhe është e paqartë se si Komisioni Rregullator do të funksionojë me tre kryetarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat