PSP më në fund pas tre ditëve filloi t’i merr materialet nga DSK

Maqedonia

PSP më në fund pas tre ditëve filloi t’i merr materialet nga DSK

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:18
Ilustrim

Pas tre ditëve kujdestarie të prokurorëve specialë të Maqedonisë në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim në tentim për ti marrë materialet e duhura me urdhër gjyqësor, sot më në fund ka filluar marrja e tyre, pas shumë pengesave nga DSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Prokurorja speciale, Lençe Ristevska sapo lajmëroi që Institucionet në fjalë sapo kanë nisur ti zbatojnë urdhëresat e Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjegjësisht PSP ata ka nisur ti merr materialet e duhura.

“Filluam ti marrim dokumentet që na duhen, presim brenda disa orëve të mbarojmë. Kryesisht, jemi duke i marrë gjërat që na duhen, për të dyja urdhëresat nga Gjykata. Të dhënat e tjera ku nevojitet eksperti i huaj presim ti marrim nga ai. Ai është nga Eriksoni dhe do na ndihmojë në pjesën teknike. Kur ta kemi analizën gati se çfarë kemi marrë, do ta dimë se a kanë shkatërruar ndonjë material” tha prokurorja speciale, Lençe Ristevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat