Ollogu: Votat e shqiptarëve për LSDM-në janë vota të tradhtisë

Maqedonia

Ollogu: Votat e shqiptarëve për LSDM-në janë vota të tradhtisë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:33
Alpin Ollogu

Juristi, Alpin Ollogu në rrjetin e tij social ka shkruar se votat e shqiptarëve për LSDM-në janë vota të tradhëtisë se interesave shqiptare, mbijetesës nacionale në realizmin e terësishëm të Mareveshjes së Ohrit, e cila vërteton se në këto rrethana, forcën e implementimit total mund ta gjejë vetëm në mandatit e bashkuar të perfaqësuesve shqiptarë.

Në Maqedoni veprojnë parti etnike, e me etnike se të gjitha është LSDM-ja me strukturën e vetë të trashëguar nga një e kaluar e errët, sado që krerët aktual të paraqiten me mentalitet të të drejtave dhe lirive qytetare, ajo në programin e vetë zgjedhor nuk ka asnjë pikë të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, të interpretuar dhe kuptuar drejt. Përkundrazi, votat dhe pjesmarrja në organet drejtuese të të gjitha niveleve për LSDM-në, është humbje e pozitës shqiptare, si në statistikën zgjedhore etnike, ashtu edhe në ideologjinë politike!, shkruan ai në fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat