Grubi: LSDM kopjon BDI-në në lidhje me iniciativën për të tërhequr votues edhe te shqiptarët

Maqedonia

Grubi: LSDM kopjon BDI-në në lidhje me iniciativën për të tërhequr votues edhe te shqiptarët

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 09:57
Artan Grubi

Deputeti Artan Grubi, dhe shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, në një deklaratë për TV Nova tha se para disa viteve partia e tij filloi iniciativën për të tërhequr votuesë maqedonas, të njëjtën gjë që e bën sot LSDM.

“Ky proces filloi nga njerëz të cilët nuk janë pjesë më e BDI-së. Sistemin njëpartiak që pason LSDM ka etabluar politikën e dy deri në tre përfaqësues të një komuniteti, përmes të cilëve do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve, duke thënë se nuk kanë nevojë politikat e veta të organizohen. Dërguan një sinjal se nuk duhet shqiptarët të organizojnë për të kërkuar universitet, gjuhën zyrtare shqipe, 30.000 vende pune, investimet e huaja direkte në veri-perëndim, flamurit, ndarjen territoriale, barazi, demokraci konsensuale… Ky sistem i aktivitetit politik është lënë në histori me pluralizmin dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoni. Ne kemi dy universitete në gjuhën shqipe. Ndryshe është mënyra e të menduarit në komunitetin shqiptar. Ende nuk ka ardhur koha për konceptin qytetar të një partie politike”, ka thënë Grubi në emisionin ‘Argumentet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat