Gjykata: Më tej do të vendosim për pasaportat e Mijallkovit, Jakimovskit dhe Stajkoviqit

Maqedonia

Gjykata: Më tej do të vendosim për pasaportat e Mijallkovit, Jakimovskit dhe Stajkoviqit

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 20:28
Ilustrim

Gjykata Penale, pasdite deklaroi se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq sot janë marrë në pyetje për rastin “Arka”, në të cilin të tretë janë të dyshuar.

PSP-ja kërkoi nga gjykata që të treve t’ju merren pasaportat.

Për këtë kërkesë të PSP-së nga gjykata thanë se do të vendosin më vonë. “Prokuroria Speciale Publike, ka kërkuar që të merren masa ndaj të akuzuarëve në rastin e njohur “Arka”, njoftojmë se për këto kërkesa, publiku do të informohet më tej”, thuhet në reagimin e Gjykatës Penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat