Fajon: Në Maqedoni ka ekonomi dhe kushte të këqija në shëndetësi

Maqedonia

Fajon: Në Maqedoni ka ekonomi dhe kushte të këqija në shëndetësi

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 15:30
Tanja Fajon dhe Zoran Zaev

Sot në një takim Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Evropian dhe zëvendës kryetare e grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Evropian, është takuar me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe i pranishëm ishte eurodeputeti Knut Flekenshtajn, raportues për Maqedoni në Parlamentin Evropian.

Fajon ka folur rreth situatës në vend si dhe ka theksuar çështjet që duhet përmirësuar për një jetë më të mirë në Maqedoni.

‘Po shoh se vendi ka nevojë për ndryshime, kur flasim për përparimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe për një jetë më të mirë, sidomos për brezin e ri. Unë shoh shumë të rinj që largohen nga vendi. Shoh shumë marrëdhënie të këqija ekonomike. Unë shoh kushte të këqija në kujdesin shëndetësor. Prandaj është shumë e nevojshme për të bërë një ndryshim’, tha pas takimit Tanja Fajon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat