Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Maqedonia

Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Sipas informacioneve zyrtare, i vdekuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga Spitali e as nga MPB-ja, ka qenë i moshës 40 vjeçare, dhe ka qenë i shoqëruar me disa persona tjerë në Bit Pazar, ku edhe e ka goditur infarkti.

Në vendin e ngjarjes ka arritut ndihma e shpjetë e cila e ka dërguar personin në spitalin “8 Shtatori”, ku mjekët kujdestar kanë konstatuar vdekjen.

Sipas deklaratës së drejtorit të spitalit, Sasho Stojçev, një grup i madh shokë të të vdekurit, kur u informuan se ai ka vdekur, ata kanë ardhur aty dhe zemërimin e kanë shfaqur tek inventari i spitalit, por stafi mjekësor nuk u sulmua.
Janë shkaktuar dëme materiale në spital, kurse të vdekurin e kanë marrë me vete dhe janë larguar në drejtim të panjohur me një makinë pa regjistrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat