Pije të pasigurta shiten gjithandej

Maqedonia

Pije të pasigurta shiten gjithandej

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 16:02
Ilustrim

LSDM kërkon që Agjencia për Ushqim të përgjigjet në bazë të së cilës pohon se pija energjike është e sigurt, kur në rastin me helmimin me të nuk ka treguar rezultate nga analizat laboratorike me çka do ta dëshmojë këtë para opinionit. Nga partia pyesin pse AUV si institucion kompetent për siguri të ushqimit, në të cilin bëjnë pjesë edhe pijet, nuk ka sjellë akt juridik, i cili duhet ta rregullojë këtë sferë dhe të sigurojë kornizë ligjore.

“Siguria e ushqimit dhe pijeve janë obligim ligjor i AUV, e jo e inspektoratit të tregut. Ne veçmë alarmuam se në Maqedoni shiten pije që nuk janë të definuara në asnjë rregullore. Madje, edhe mendimi profesionist i Institutit për Shëndet Publik, alarmon për pije që paraqet rrezik për shëndetin publik. Instituti i cili është anëtar i Këshillit kombëtar për siguri të ushqimit, i cili megjithatë është i drejtuar nga drejtori i AUV, Zoran Popovksi”, thotë në deklaratë zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në mungesë të fakteve dhe argumenteve profesioniste, ata shërbehen me manipulime dhe për këtë shmangin tashmë tërë 11 vjet çfarëdo debati. Opinioni nuk e din se ikin nga ballafaqimi me faktet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat