Përderisa LSDM-ja dhe Ministria e Transportit po grinden, rruga Koçani-Dellçevë rrezikon jetë

Maqedonia

Përderisa LSDM-ja dhe Ministria e Transportit po grinden, rruga Koçani-Dellçevë rrezikon jetë

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 17:46
Ilustrim

Nuk ndalojnë akuzat e opozitës maqedonase me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, LSDM-ja sot nga terreni në rrugën Koçani-Dellçevë akuzoi ministrinë për premtime jo të realizuara.

“Rruga problematike Koçani-Makdonska Kamenica me gjatësi 14 km, as nuk ka filluar, ndërsa deri në gusht të vitit 2016 ajo duhej të kishte përfunduar”, deklaroi Bllagoj Boçvarski nga LSDM-ja.

Ai paraqiti një dokument ku vërteton se më 30 gusht të këtij viti “Rrugët e Maqedonisë”, nga Ministria e Financave ka kërkuar produkte të naftës pa tarifë, ndërsa kërkesa u mohua me arsyen se do të shkaktojë implikime në buxhetin e Maqedonisë.

Boçvarski potencoi se mungesa e karburantit mund të jetë vetëm një arsye se pse rrugët janë në gjendje të tillë dhe pse nuk mirëmbahen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat