Të pakënaqurit me listat e LSDM-së fillojnë me dorëheqje

Maqedonia

Të pakënaqurit me listat e LSDM-së fillojnë me dorëheqje

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 19:07
Ilustrim

Jozyrtarisht disa media njoftojnë se Sofija Kunovska, ka dhënë dorëheqje nga funksioni që ka pasur në partinë opozitare.

E pakënaqur nga lista e kandidatëve të deputetëve ajo vendosi të lëshojë vendin e kryetares së organizimit qytetar të LSDM-së.

Në mbledhjen e Komitetit Qendror të partisë para mbajtjes së kongresit, Kunovska dha dorëheqje por tha se do të mbetet anëtare e LSDM-së, që të kontribuojë për rrëzimin e regjimit të Gruevskit.

Kunovska në zgjedhjet e vitit 2014 ishte e dyta në listë në njësinë zgjedhore numër 11, ndërsa në këto zgjedhje ajo nuk është fare në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat