Ministri gjerman Söder: Falë Maqedonisë e Austrisë, sot Gjermania është më e qetë

Maqedonia

Ministri gjerman Söder: Falë Maqedonisë e Austrisë, sot Gjermania është më e qetë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 nëntor 2016 Në ora: 10:26
Markus Söder

Ministri i financave në landin gjerman Bajern, Markus Söder, nga partia simotër e kancelares gjermane Angela Merkel, CSU, ka kritikuar politikat e strehimit të refugjatëve dhe në të njëjtën kohë ka falenderuar shtetet që bllokuan korridorin ballkanik.

“Vendosja e kufijve për strehimin e refugjatëve është një sinjal i besueshmërisë për partinë tonë CSU. Korridori ballkanik u mbyll falë Austrisë e Maqedonisë, dhe jo falë Gjermanisë. Rruga nga Deti Mesdhe është akoma i hapur. Ne duhet të veprojmë dhe të vendosim vetë për Gjermaninë dhe jo trafikantët e refugjatë,” tha ai për median gjermane Schwabiesche, përcjell botasot.info.

Përndryshe partia e kancelares Merkel, CDU ka qenë deri në momentin e fundit kundër mbylljes së kufijve ballkanikë për refugjatët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat