Edhe një refuzim për Prokurorinë Speciale Publike, nuk pranohet ankesa e saj

Maqedonia

Edhe një refuzim për Prokurorinë Speciale Publike, nuk pranohet ankesa e saj

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 13:50
Ilustrim

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike, për caktimin e masës së kujdesit ndaj dy të dyshuarve në lëndën ”Tender”.

Lënda ”Tender” që është hapur nga PSP-ja, ka të bëjë me zbatimin e punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së në qytetin e Shkupit. Me këtë vendim, Këshilli lë në fuqi, vendimin e mëhershëm të Gjykatës themelore Shkupi 1, pra nuk merren masa kujdesi ndaj dy të dyshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat