LSDM: Masa të shumta për zhvillim ekonomik dhe kthim të shtetit juridik

Maqedonia

LSDM: Masa të shumta për zhvillim ekonomik dhe kthim të shtetit juridik

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 19:00
Ilustrim

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Stevo Pendarovski, paralajmëruan sot në Shkup zhvillim ekonomik, jetë më të pasur dhe shtet të drejtë, nëse ata arrijnë të fitojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Zaev deklaroi se kanë një sërë masash me të cilat qytetarëve do t’u mundësohet jetë dinjitoze dhe më e mirë.

“Masat të cilat ekzistojnë në programin tonë, përmes zvogëlimit të shpenzimeve të qytetarëve, do të kthehen në mënyrë shumë të kujdesshme tek qytetarët”, deklaroi Zaev.

Ndërsa Stevo Pendarovski tha se prioritet pas zgjedhjeve do të jetë të krijohet shtet juridik, e drejta të aplikohet në mënyrë joselektive dhe të kthehet ajo që është marrë në mënyrë joligjore nga ana e autoriteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat