Sot u mbajt mbledhja e parë konsultative e Këshillit Ekonomik-Social e LSDM-së

Maqedonia

Sot u mbajt mbledhja e parë konsultative e Këshillit Ekonomik-Social e LSDM-së

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 22:31
Ilustrim

Sot në Shkup u mbajt takimi i parë konsultativ i këshillit ekonomik-social i LSDM-së, ku sipas Zaevit ky këshill do të duhej të jetë trup konsultativ në nivel të qeverisë për aspektet ekonomike dhe sociale.

“Parametrat janë alarmante dhe tregojnë se do të jetë një ferr i llojit të vetë me këto dy segmente të reëndësishme nga jeta e përditshme dhe unë së bashku me kabinetin tim jemi të bindur se na duhet ssecila mendje e mundur në shoqërinë tonë, në mënyrë që t’i kthejmë punët në normalitet”, deklaroi Zaev në këtë takim.

Ai theksoi se qëllimi i tij personal dhe i ekipit të tij ekonomik në parti është të ridizajnojnë strukturat ekonomike në Maqedoni, në aspektin buxhetor dhe konsumimin e përgjithshëm.

Ai tha se si politikan është i vetëdijshëm për periudhën në të cilën është drejtuar Maqedonia, pasi nëse qytetarët japin vota për ndryshimin e regjimit, pas saj pason puna më e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat