Karakamisheva: Ndryshimi i Kushtetutës është politikë e rrezikshme e Zaevit

Maqedonia

Karakamisheva: Ndryshimi i Kushtetutës është politikë e rrezikshme e Zaevit

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:11
Tatijana Karakamisheva

Dygjuhësia aspak nuk është një kategori e përcaktuar në Kushtetutë, shpjegoi profesoresha Tatijana Karakamisheva duke folur në lidhje me iniciativën e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për të implementuar dygjuhësinë në Republikën e Maqedonisë.

Ajo beson se me lëvizje të tillë Zaev luan një lojë të rrezikshme politike dhe se përpiqet të shemb të gjitha shtyllat në të cilën qëndron shteti i Maqedonisë.

“Dygjuhësia nuk është kategori e parashikuar në Kushtetutë, ashtu siç ai mundihet të na bind në muajt e fundit. Bëhet fjalë për propozime antikushtetuese që imponohet si një e keqe e domosdoshme në periudhën në vijim. Konfirmohet teza se mandamenti 5 qartë e përcakton se kush është gjuha zyrtare në vend, pra është gjuha maqedonase. Zaev është në kundërshtim me Kushtetutën, i cili duhet përcaktohet si negativ gjatë gjithë periudhës zgjedhore. Ai jo vetëm që sulmon gjuhën, sulmon shtyllat vitale në të cilat është ndërtuar Maqedonia, flet për format e reja të definimit të Maqedonisë, federalizim dhe diçka si kjo. Flet për ndërtimin e institucioneve të reja politike, Zaev dëshiron që në këto zgjedhje me një tërmet të fortë të shkund të gjitha shtyllat nga të cilat ‘vdes’ Maqedonia”, tha Karakamisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat