Një parti politike dhe një koalicion dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

Maqedonia

Një parti politike dhe një koalicion dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 18:50
Ilustrim

Deri tani, Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) dhe Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, e përbërë nga Lidhja Demokratike, FRODEM-i, DEMOS-i dhe Moro-Partia Revolucionare, i kanë dorëzuar listat e kandidatëve në KSHZ.

Pritet që partitë tjera ta bëjnë një gjë të këtillë deri në mesnatë.

Përndryshe, KSHZ-ja bëri të ditur sot se mbi 19.000 shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë, janë paraqitur për votim. Më shumë të paraqitur ka në Bern, Venedik dhe Detroit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat