Në Maqedoni nuk zbatohen udhëzimet e Pribe për gjyqësorin

Maqedonia

Në Maqedoni nuk zbatohen udhëzimet e Pribe për gjyqësorin

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Rekomandimet në raportin e Pribes dhe Komisionit Evropian në fushën e gjyqësorit mbetën vetëm në fletë dhe nuk zbatohen aspak. Rekomandimet e tyre, tashmë disa vite me radhë janë identike. Janë kërkuar reforma në gjyqësor sipas Komisionit të Venedikut, depolitizim gjatë emërimit të gjykatësve, reforma në gjyqësor, si dhe pavarësi në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Sipas Xvonko Davidoviq, raporti i Pribes vetëm se konfirmon se kritikat e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtarë janë të arsyeshme.

„Sa i përket gjyqësorit, konfirmohet ajo që ne në vazhdimësi e kemi cekur, se patjetër duhet juristët më të shquar dhe më të mirë të jenë pjesë e Këshillit gjyqësor. Unë edhe më herët kamë thënë se këshilli gjyqësor nuk ka peshë sa i përket cilësisë të anëtarëve të tij dhe kjo gjë u dëshmua si e saktë”, tha Xvonko Davidoviq, Avokat.

Në raportin e Komisionit Evropian shumë qartë ceket se duhet të mbështetet Prokuroria Speciale. Megjithatë, Davidoviq thotë se hyrja e PSP në DSK tregon se në të ardhmen mund të ketë ndryshime në gjyqësor.

„Ky është një hap i madh përpara, sepse as Komisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e DSK asnjëherë më parë nuk ka hyrë të bëjë kontroll”, tha prë Tv21, Xvonko Davidoviq, Avokat.

Për gjyqësorin, shkurt foli edhe kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit, Goran Rafajlovski. Ai nuk e komentoi shumë gjyqësorin, por vetëm e ceki se nëse gjykatësi i Gjykatës së Arbitrazhit sjell aktvendim sipas ndonjë rekomandimi, atëherë ai do të humb gjithçka që ka.

„Nëse diçka thuhet në rekomandimet e Pribes është se gjyqësori nuk bënë. Unë nuk mund të them se gjyqësori ynë s’bën. Madje, kur kam qenë në gjykatat e huaja dhe kur më kanë detyruar të them se gjyqësori ynë është i korruptuar, asnjëherë s’e kam thënë këtë, madje sikur edhe kjo të nënkuptonte ta humbi rastin”, u shpreh ai.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian që u publikua më 3 nëntor u rekomandua depolitizimi i gjyqësorit, mos të ketë drejtësi selektive dhe zbatim të ligjeve në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat