Gjykata Administrative e Maqedonisë demanton incidentin e sotëm

Maqedonia

Gjykata Administrative e Maqedonisë demanton incidentin e sotëm

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 19:28
Ilustrim

Gjykatat e Maqedonisë po bëhen gjithnjë e më interesante për publikun, jo për vendimet e sjellura, por me incidentet e brendshme që po ndodhin në to. Sipas informacioneve të “Makfax” sot dy gjyqtare janë rrahur për shkak që qëndrimeve të tyre të kundërta në lidhje me incidentin e mëhershëm në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Pas këtyre njofimeve ka reaguar Gjykata Administrative duke e demantuar incidentin e sotëm.

“Potencojmë se Gjykata Administrative është e habitur me informacionet të cilat për herë të parë i kanë parë në portalet të cilat i kanë publikuar. Demantojmë të gjitha këto informacion që njoftojnë se ka pasur incident sot midis gjyqtareve në Gjykatën Administrative të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat