Uashingtoni dhe Brukseli me mesazh për Shkupin: Në këto zgjedhje të mos shohim dhunë

Maqedonia

Uashingtoni dhe Brukseli me mesazh për Shkupin: Në këto zgjedhje të mos shohim dhunë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 17:04
Ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar

Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar i cili me ambasadorin e Britanisë së Madhe Çarl Garet sot ishte për vizitë në Prilep dhe pati takime me autoritetet e qytetit të Prilepit, ndërsa do të takohet edhe me qytetarët.

Sipas Zhbogarit, vizita është në moment shumë të rëndësishëm për vendin kur edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.

“Vijmë në momentin i cili është i rëndësishëm për vetë vendin, kure dhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore. Mendoj se  në të kaluarën nuk kanë ekzistuar zgjedhje të këtilla, siç janë këto  tani  të cilat u pritën kohë aq të gjatë. Zgjedhjet paraqesin mundësi për vendin  t’i stabilizojë marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Presim zgjedhje të mira dhe presim qeveria e re  e cila do të dalë  të mundet seriozisht të angazhohet  në dorëzimin e reformave serioze. Presim menjëherë  pas zgjedhjeve  të krijohet moment i brendshëm, por edhe moment me BE-në që të mundet së bashku  ta krijojmë rrugën evropiane. Të gjitha vizitat e ambasadorëve të BE-së ndodhin para zgjedhjeve që të tregojmë në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve  të cilat i kanë për tërë vendin. Nuk presim asgjë më pak por zgjedhje korrekte dhe kredibile”, deklaroi Zhbogar.

Ndërkohë, edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli përmes Twiterit bëri thirrje edhe për fushatë pa dhunë, ndërsa qytetarët ta shfrytëzojnë  të drejtën e tyre demokratike të votës.

“Liderët duhet të zbatojnë fushatë pa frikësime dhe dhunë dhe të mos ngrejnë tensione politike dhe ndëretnike. Çdo votë konsiderohet. U bëjmë thjirrje të gjyithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votojnë dhe ta përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre”, shkruan Bejli në Tuiter në ditën e parë rë fillimit të fushatës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat